Ke nevojë për ndihmë?

Ndaj këtë artikull

Si të maksimizoni shitjet tuaja në internet

Artikuj
09 Jul 2021

Kalojeni biznesin tuaj në internet në nivelin tjetër

Me shumë gjasë, uebsajti juaj rezultoi shumë i dobishëm për ta mbajtur në funksionim biznesin tuaj gjatë pandemisë, në veçanti nëse më parë mbështeteshit shumë në dyqanin tuaj fizik apo në një vend të ngjashëm për pjesën më të madhe të shitjeve.

Pra, pas muajsh mbijetese, u njohët më shumë me aspekte të ndryshme të pranisë tuaj dixhitale dhe ndoshta ndieni se iku koha që thjesht të mbijetoni – ka ardhur koha të lulëzoni!

Kjo do të thotë se ka ardhur koha për një fokus të ri në kanalet tuaja në internet dhe në proceset "në prapaskenë", për të maksimizuar shitjet tuaja. Këtu jepen disa këshilla për hapat e parë.

1. Këshilla për uebsajtin për t'ju ndihmuar të rritni shitjet në internet

Përpara se të filloni të shikoni për mjete dhe teknologji të reja, është e rëndësishme të siguroheni si fillim se uebsajti juaj është dizenjuar për të maksimizuar potencialin tuaj të tregtisë elektronike. Është mahnitëse se si ndryshimet e vogla mund të bëjnë një dallim të madh:

  1. Sigurohuni që uebsajti e shfaq qartë orarin e punës, adresën dhe të dhënat e kontaktit.

  2. Kategorizoni qartë ofertat tuaja në krye të faqes.

  3. Krijoni një menu të qartë dhe të detajuar navigimi.

  4. Mos u druani nga aspektet që e bëjnë shërbimin tuaj unik nga konkurrentët tuaj.

  5. Përfshini dëshmi nga klientë të kënaqur.

  6. Përdorni skedarë GIF në vend të imazheve për ta bërë faqen tuaj më dinamike.

  7. Mbani kudo një ton pozitiv dhe inkurajues.

  8. Jepni prova që uebsajti juaj është i sigurt.

  9. Shfaqni qartë të gjitha politikat tuaja të anulimit, rimbursimit dhe dërgimit.

  10. Informoni klientët se sa hapa ka procesi i pagesës në arkë.

Mund të bëni gjëra të tjera për t'ju ndihmuar të fitoni besimin e klientëve, si p.sh. të përfshini vlerësimet e klientëve.

Më pas duhet të siguroheni që uebsajti juaj është i optimizuar për motorët e kërkimit dhe që reklamat po e drejtojnë trafikun në sajtin tuaj. Ne i shtjellojmë me më shumë detaje këto praktika marketingu dixhital në blogun tonë Spikatja nga turma.

Pasi të keni hedhur themelet, është koha që të shqyrtoni disa mënyra më të avancuara për të përmirësuar proceset dhe për të rritur shitjet. Një nga mënyrat është të investoni në softuerin e menaxhimit të marrëdhënieve me klientët (CRM).

2. Përdorimi i teknologjisë së resë kompjuterike për mundësi personalizimi dhe shitjeje të tërthortë

Softueri i menaxhimit të marrëdhënieve me klientët (CRM) ju ndihmon t'i kuptoni më mirë klientët tuaj, duke studiuar zakonet dhe sjelljet e tyre të blerjeve, duke gjetur modele dhe duke parashikuar se çfarë informacionesh apo zgjedhjesh mund t’iu nevojiten, përpara se ta kuptojnë ata vetë.

Ky nivel personalizimi është objektivi i çdo biznesi modern në internet, pasi klientët reagojnë pozitivisht kur iu paraqiten zgjidhje dhe opsione të synuara. Kjo bëhet e mundur nëpërmjet softuerit CRM: pasi të gjitha të dhënat e klientëve tuaj ruhen në mënyrë të sigurt në renë kompjuterike, softueri mund t'i organizojë në mënyrë intuitive dhe të zbulojë modele individuale duke u bazuar në aktivitetin e mëparshëm. Por mos harroni, duhet të siguroheni që të vazhdoni të zbatoni ligjet për mbrojtjen e të dhënave gjatë ruajtjes së të dhënave të klientëve tuaj.

Përfitimi tjetër i CRM-së është se sa më mirë t'i njihni klientët tuaj, aq më mirë do t’ia dilni në shitjen e tërthortë të produkteve të tjera. Shitja e tërthortë është një mënyrë shumë efikase për të rritur shitjet tuaja në internet sepse ka 60-70% më shumë gjasë që klientët ekzistues të blejnë nga ju se sa nga një shitës i ri potencial (5-20%). Me anë të softuerit CRM, mund të bëni oferta shitjesh të tërthorta që i përshtaten sa më shumë dëshirave të klientëve tuaj.

Kjo kursen kohë, burime dhe energjinë tuaj krijuese dhe të punonjësve tuaj duke ofruar një shërbim marketingu dixhital jashtëzakonisht të synuar, pa qenë nevoja që ju ta drejtoni atë. Në platformat e njohura të softuerit CRM përfshihen "Salesforce", "HubSpot" dhe "Zoho". Secili ka pro-të dhe kundra-t e veta, por shumica e tyre do t'ju japë një provë falas (dhe mjeti i nisjes "Taimer" është falas), prandaj shihni përreth për të parë se cili i përshtatet më mirë nevojave tuaja.

Përdorimi i këtyre mjeteve do t'ju ndihmojë të maksimizoni performancën e shitjeve në internet. Nëse po kërkoni më shumë informacion se si të krijoni një uebsajt tregtie elektronike, vizitoni blogun tonë mbi ndërtimin e dyqanit tuaj në internet.

Për udhëzime të drejtpërdrejta, flisni me një prej këshilluesve tanë se si teknologjia mund t'ju ndihmojë të optimizoni kanalet tuaja dixhitale.

Faleminderit për komentet tuaja!

Artikujt e fundit të lidhur dhe trajnimi